Tave Korani
Përbërësit
- 1.5 kg peshk koran
- 4 qepë
- 3 domate
- 2 karrota
- 3 copë gjethe dafine
- kripë dhe piper i zi
- Pergatitja
- Kaurdisim qepën me erëza, dafinë, piper të zi (kokërr dhe të bluar), kripë dhe erëza peshku pluhur.
- 2Gjatë kavardisjes shtojmë karota dhe domate të qëruara nga lëkura.3E lemë qepën derisa të regjet në zjarr të ngadalshëm duke i shtuar pak ujë.4E ndajmë koranin përgjysmë, pastaj e ndajmë në copa më të vogla që marinohen me kripë dhe piper.5Korani i marinuar vendoset në skarë dhe lihet aty (duke e kthyer nga të dyja anët) për gati 8 minuta derisa të marrë faqe.Në tavë shtrojmë gjysmën e sasisë së qepës së parapërgatitur dhe mbi të vendosim me kujdes copat e peshkut.7Shtrojmë gjysmën tjetër të qepës sipër dhe tavën e fusim në furrë me temperaturë 220˚C.

Comments
Post a Comment