Posts

Showing posts from May, 2018

Tave Korani

Image
Përbërësit 1.5 kg  peshk koran   4 qepë 3   domate 2  karrot a 3 copë  gjethe dafine kripë  dhe  piper i zi Pergatitja Kaurdisim qepën me  erëza ,   dafinë , piper të zi (kokërr dhe të bluar), kripë dhe   erëza   peshku pluhur. 2 Gjatë kavardisjes shtojmë karota dhe  domate  të qëruara nga lëkura. 3 E lemë qepën derisa të regjet në zjarr të ngadalshëm duke i shtuar pak ujë. 4 E ndajmë  koranin  përgjysmë, pastaj e ndajmë në copa më të vogla që marinohen me kripë dhe piper. 5 Korani  i marinuar vendoset në skarë dhe lihet aty (duke e kthyer nga të dyja anët) për gati 8 minuta derisa të marrë faqe.Në tavë shtrojmë gjysmën e sasisë së qepës së parapërgatitur dhe mbi të vendosim me kujdes copat e peshkut. 7 Shtrojmë gjysmën tjetër të qepës sipër dhe tavën e fusim në  furrë  me temperaturë 220˚C. 8 Pas 35 minutash tava është gati për t’u shë...

KEK SHTEPIE ME PORTOKALL

Image
Përbërësit (8 racione): Gjysmë filxhan çaji vaj ulliri (mund ta shtoni pak dhe me vaj luledielli /misri) 2 vezë ¾ filxhan çaji sheqer Lëngu dhe lëkura e 1 kokër portokalli 1 e një çerek filxhan çaji miell gruri për çdo përdorim Gjysëm filxhan çaji miell misri 1 bustinë pluhur për pjekje ½ luge çaji kripë Vanilje Përgatitja: Në një tas shtojmë përbërësit një nga një. Fillojmë me grirjen e lëkurës së portokallit dhe më pas I shtrydhim lëngun. Hedhim vajin, vezët, 2 llojet e miellit, pluhurin pjekës, kripën, vaniljen dhe trazojmë me rrahësen manuale, jo më shumë se 2 minuta. Masa e kekut është gati. Lyejmë me vaj një tepsi që nuk ngjit me diametër 20-22 cm. Nëse nuk e keni këtë tepsi në shtëpi mund të vendosim në tavë letër për pjekje, të cilën gjithashtu e lyejmë përsipër me pak vaj që keku të dalë kollaj pas pjekjes. E hedhim në tepsi dhe e pjekim për 30-35 minuta në 160 gradë. Për të siguruar pjekjen e mirë të ëmbëlsirës, e provojmë duke futur një kruajtëse dhëmbësh o...

LAZANJA SHTEPIE ME SPINAQ

Image
Ju prezantoj me “Lazanjën me spinaq” si me poshte: Përbërësit: ·         10-12 fletë lazanje ·         300 gr spinaq ·         3-4 qepë të njoma       150 gr gjizë pa kripë ·         Mente e freskët Për beshamel: ·         2 lugë gjelle gjalp ·         2 lugë miell ·         800 ml qumësht ·         1 kokër vezë ·         Kripë, arrë moskat Përgatitja: Spinaqin, qepën e njomë dhe menten i grijmë, shtojmë kripë dhe i vrasim me duar sa të bjerë volumi. Beshamelin unë e kam sqaruar disa herë në recetat e blog (shikojeni këtu), por po e përsëris për ata që më lexojnë për herë të parë. Që beshameli të mos dalë me kokriza ndiqni këto hapa: • Vendosni gjalpin në tenxhere dhe pasi shkrin hidhni miellin. • Lëreni m...