KEK SHTEPIE ME PORTOKALL
Përbërësit (8 racione):
Gjysmë filxhan çaji vaj ulliri (mund ta shtoni pak dhe me vaj luledielli /misri)
2 vezë
¾ filxhan çaji sheqer
Lëngu dhe lëkura e 1 kokër portokalli
1 e një çerek filxhan çaji miell gruri për çdo përdorim
Gjysëm filxhan çaji miell misri
1 bustinë pluhur për pjekje
½ luge çaji kripë
Vanilje
Përgatitja:
Në një tas shtojmë përbërësit një nga një. Fillojmë me grirjen e lëkurës së portokallit dhe më pas I shtrydhim lëngun. Hedhim vajin, vezët, 2 llojet e miellit, pluhurin pjekës, kripën, vaniljen dhe trazojmë me rrahësen manuale, jo më shumë se 2 minuta. Masa e kekut është gati.
Lyejmë me vaj një tepsi që nuk ngjit me diametër 20-22 cm. Nëse nuk e keni këtë tepsi në shtëpi mund të vendosim në tavë letër për pjekje, të cilën gjithashtu e lyejmë përsipër me pak vaj që keku të dalë kollaj pas pjekjes. E hedhim në tepsi dhe e pjekim për 30-35 minuta në 160 gradë.
Për të siguruar pjekjen e mirë të ëmbëlsirës, e provojmë duke futur një kruajtëse dhëmbësh ose një majë thike në kek. Nëse del e pastër, keku është pjekur dhe kulluar siç duhet. E lemë të ftohet në tepsi dhe më pas e kthejmë përmbys mbi pjatancën e servirjes. E spërkatim me sheqer pluhur dhe zbukurojmë me fruta sipas dëshirës.

Comments
Post a Comment